'Kosova sot do të dërgojë trupa shtesë në Shqipëri'

'Kosova sot do të dërgojë trupa shtesë në Shqipëri'

10:17, 28/11/2019

Nga Hashim Thaçi.

Gjendja ne Durrës dhe Thumanë të Shqipërisë pas tërmeteve vazhdon të jetë e rëndë. E përcolla më vëmendje mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe konstatimin e gjendjes nga kryeministri Rama. Tani shtrohet nevoja urgjente për sanimin e pasojave që të mos rrezikohet asnjë jetë e njerëzve.

Pas bisedës telefonike me kryeministrin Rama, nga sot Kosova dërgon trupa shtesë të Forcës së Sigurisë, të specializuara për sanimin e pasojave dhe konstatimin dhe evidentimin e saktë të shkallës së dëmtimit të ndërtesave në zonat e goditura nga tërmeti.

Kthimi i njerëzve nëpër shtëpi duhet të bëhet në mënyrë të organizuar vetëm pas konstatimit real që shtëpitë dhe banesat të jenë të sigurta dhe të mos ndodhin fatkeqësi të tjera. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco