Ramush Haradinaj: Edhe në këtë 28 Nëntor, ne jemi të bashkuar!

Ramush Haradinaj: Edhe në këtë 28 Nëntor, ne jemi të bashkuar!

09:26, 28/11/2019

Nga Ramush Haradinaj.

Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit dhe Pavarësisë sonë Kombëtare, shqiptarëve kudo që janë! Historia jonë na dëshmon se ishim shpeshherë të sfiduar përgjatë rrugëtimit tonë dhe edhe në këtë 28 Nëntor kur na bashkon festa dhe na bashkojnë vlerat, jemi të bashkuar për t’iu bërë ballë pasojave të tërmetit, që goditi këto ditë Shqipërinë.

Dita e 28 Nëntorit lidhë ngjarjet më madhore të historisë sonë, që nga Skënderbeu e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së.

Mirënjohje për prijësit themeltarë të shtetit shqiptar që lartësuan vlerat dhe idealet kombëtare dhe përkulje para veprës së heronjve e martirëve, të të gjithë brezave, që luftuan për të drejtën tonë.

Uroj që kjo ditë e bekuar, të shërbejë si referencë e krenarisë sonë kombëtare që udhëzon për përballimin e sfidave dhe për të punuar bashkërisht dhe me sinqeritet për kombin tonë dhe të ardhmën europiane të shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco