Në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar, arrestohet 45 vjeçari bullgar

Në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar, arrestohet 45 vjeçari bullgar

17:58, 25/11/2019

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën, ka arrestuar një person të dyshuar i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar.

Në një komunikatë dërguar mediave, Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka thënë se ky arrestim është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e përkrahur dhe e mbështetur nga njësitet relevante policore, raporton Rel.

“Personi i dyshuar tanimë i arrestuar Z. K. (1974) me shtetësi bullgare, ishte i kërkuar nga shteti i Bullgarisë dhe i Belgjikës, me dyshimet se i njëjti është përfshirë në veprat penale huliganizëm dhe krim i organizuar”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Zyrtarët policorë po ashtu kanë thënë se veprimet e ardhshme do të merren në koordinim me prokurorinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco