Gjenerali amerikan mesazh urimi në përvjetorin e ‘Ditës së Forcës të Sigurisë së Kosovës’

Gjenerali amerikan mesazh urimi në përvjetorin e ‘Ditës së Forcës të Sigurisë së Kosovës’

17:14, 25/11/2019

Gjenerallejtënant Rrahman Rama, Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, ka marrë letër urimi nga kryetari i Shefave të Stafeve të Përbashkëta të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjenerali i Ushtrisë së SHBA-ve, Mark A. Milley, me rastin e përvjetorit të ‘Ditës së Forcës të Sigurisë së Kosovës’.

Gjeneral Milley ka vlerësuar lart përkushtimin në kryerjen e operacioneve, në përgjigje ndaj krizave dhe operacioneve për mbrojtje civile në Kosovës.

Urimi i plotë:

“Urime për Ju, burrat dhe gratë të Forcës së Sigurisë të Kosovës, me rastin e festës së Ditës së Forcës të Sigurisë së Kosovës.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, unë vlerësoj lart përkushtimin tuaj në kryerjen operacioneve në përgjigje ndaj krizave dhe operacioneve për mbrojtje civile në Kosovë.

Puna juaj për të krijuar një Forcë të integruar është demonstruar në iniciativat dhe reformat sociale të lidershipit të Forcës së Sigurisë të Kosovës. 

Ushtria e SHBA-ve vlerëson përkushtimin e lidershipit tuaj dhe partneritetin tonë me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Urimet më të mira për këtë rast të veçantë”, thuhet në urim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco