Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

08:02, 22/11/2019

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

Basha: Shqipëria dhe shqiptarët kanë mbështetjen e fortë të drejtuesve kryesorë të BE-së

 “Shqipëria dhe shqiptarët kanë mbështetjen e fortë të drejtuesve kryesorë të BE-së”.

Kështu shprehet në një reagim të tijin në Facebook kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/296079/basha-shqiperia-dhe-shqiptaret-kane-mbeshtetjen-e-forte-te-drejtuesve-kryesore-te-be-se/

 

'Ka vetëm një zgjidhje për Ramën dhe disa palaço ndërkombëtarë: referendumi'

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dhënë një prononcim për mediat.

Meta foli me tone të ashpra duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se “bashkë me disa palaço ndërkombëtarë”, bllokoi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/295982/ka-vetem-nje-zgjidhje-per-ramen-dhe-disa-palaco-nderkombetare-referendumi/

 

Basha: Kriza po thellohet, zgjidhja janë zgjedhjet e lira! Mirënjohje PPE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në ndjekje të zhvillimeve të forta politike në Shqipëri, ka nënvizuar sot se “Kriza sa vjen e thellohet dhe zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e lira”

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/295989/basha-kriza-po-thellohet-zgjidhja-jane-zgjedhjet-e-lira-mirenjohje-ppe/

 

Besnik Muçi: Vazhdoj të jem anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Menjëherë pas dhënies së vendimit nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Ankimimit (KPA) për shkarkimin nga detyra, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, i cili e ndoqi personalisht seancën, reagoi për mediat.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/295963/besnik-muci-vazhdoj-te-jem-anetar-i-gjykates-kushtetuese/

 

A ka kohë “Venecia” për “Xibrakën”?

Nëse futesh në faqen ku publikohen dokumentet e Komisionit të Venecias, e kupton se përse emri i Shqipërisë është më i lakuari në mesin e trupës së juristëve. Numri i opinioneve që janë dhënë për Shqipërinë gjatë këtyre viteve të fundit, sidomos kur në pushtet ka mbërritur Edi Rama, i tejkalon ato të çdo vendi tjetër. Këtu, sigurisht, duhet të krahasohemi në vendet e rajonit.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/295993/a-ka-kohe-venecia-per-xibraken/

 

Meta ka të drejtë/ Lubonja: ‘Këshilla e SHBA për të pyetur Venecian konfirmon dështimin e Reformës në Drejtësi’

Analisti Fatos Lubonja komentoi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, shpërthimin e Presidentit Ilir Meta ditën e sotme, lidhur me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/296115/meta-ka-te-drejte-lubonja-keshilla-e-shba-per-te-pyetur-venecian-konfirmon-deshtimin-e-reformes-ne-drejtesi/

 

Njoftimi i rëndësishëm/ Studentët në shesh, ja kur fillojnë protestat

Studentët priten që të fillojnë protestat.

Sipas Lëvizjes për Universitetin protestat priten të nisin më 4 dhjetor.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/296066/njoftimi-i-rendesishem-studentet-ne-shesh-ja-kur-fillojne-protestat/

 

FOTO/ Deputeti pasanik i PS, 17 milionë lekë energji të papaguar

Një demaskim i fortë publik me dokumente i është bërë sot deputetit socialist Alket Hyseni. Jo pak, por duket se ligjvënësi shqiptar i detyrohet arkës së OSHEE-së, 17 milionë  lekë energji elektrike të papaguar, sipas burimeve.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/296010/foto-deputeti-pasanik-i-ps-17-milione-leke-energji-te-papaguar/

 

Spektakël në rrugët e Tiranës, adoleshenti i bën 'zbor' policisë/ Ja pamjet

Pas një ndjekje prej një ore nëpër rrugët e Tiranës është bërë e mundur arrestimi i një 18-vjeçari për mosbindje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformës.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/296016/spektakel-ne-rruget-e-tiranes-adoleshenti-i-ben-zbor-policise-ja-pamjet/

 

Skandalet mbërthejnë EULEX-in/ Misioni akuzohet për korrupsion, ndërhyrje politike dhe kërcënime gjyqtarësh

Dëshmi të rënda kanë në të paktën tri raste penale, ku EULEX-i kishte ndërhyrë tek gjyqtarët që të akuzuarit të shpallëshin fajtor.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/296130/skandalet-mberthejne-eulex-in-misioni-akuzohet-per-korrupsion-nderhyrje-politike-dhe-kercenime-gjyqtaresh/

 

Infrastruktura 5G në SHBA, Trump kërkon ndihmën e Apple në zhvillimin e saj

Presidenti amerikan Donald Trump, tha të enjten se ai i kishte kërkuar ndihmë Apple Inc (AAPL.O) Kryeshefit Ekzekutiv Tim Cook, në zhvillimin e infrastrukturës telekomunikuese për rrjetin 5G në Shtetet e Bashkuara.

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/296051/infrastruktura-5g-ne-shba-trump-kerkon-ndihmen-e-apple-ne-zhvillimin-e-saj/

 

Botërori i çuditshëm i Katarit/ Stadiumet ende nuk janë ndërtuar

Pas 3 vitesh, pikërisht në 21 nëntor të 2022, do të nisë edicioni më i çuditshëm i Kupës së Botës në futboll, ai që do të mbahet në Katar.

Për më shumë

https://www.syri.net/sport/296095/boterori-i-cuditshem-i-katarit-stadiumet-ende-nuk-jane-ndertuar/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco