Haradinaj këshillon Kurtin: Zbatoje reciprocitetin, por mbaje ‘taksën 100 %’ ndaj Serbisë

Haradinaj këshillon Kurtin: Zbatoje reciprocitetin, por mbaje ‘taksën 100 %’ ndaj Serbisë

20:17, 21/11/2019

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, gjatë një interviste, ka sqaruar se ai ka qenë ideatori kryesor, që të vendoset taksa 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake.

Sipas Haradinaj, kur është vendosur taksa prej 10% ndaj Serbisë, ka qenë ai i pari që ka planifikuar që të kalohet në 100 % dhe jo Kadri Veseli, si dhe janë bërë analiza të vazhdueshme para se të vendoset taksa prej 100 për qind.

“Para se të vendosim taksën, jemi konsultuar me policinë, doganat dhe institucionet e tjera, se nëse e vendosim këtë tarifë, a do të kemi mundësi ta mbajmë dhe jemi dakorduar që po”, ka thënë Haradinaj.

Qeveria e re nuk duhet të heqë taksën ndaj Serbisë deri në njohje, ku as Albin Kurti, as Vjosa Osmani, nuk do të kenë nevojë që të frikësohen nga taksa sepse ndërkombëtarët nuk do të kërkojnë që të hiqet.

“Nuk kanë arsye që ta heqin taksën sepse tema e taksës është konsumuar dhe ndërkombëtarët as që do t’ia kërkojnë që ta heqin dhe besoj që Albin Kurti nuk do ta heqë atë”, ka theksuar Haradinaj.

Gjithashtu Haradinaj ka thënë se Albin Kurti mund ta zbatojë reciprocitetin por edhe ta mbajë në fuqi taksën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco