Kosovë, akuzë për terrorizëm, një gruaje të kthyer nga Siria

Kosovë, akuzë për terrorizëm, një gruaje të kthyer nga Siria

07:26, 20/11/2019

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj F.Z., mbi dyshimet për veprën penale - organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

F.Z, akuzohet se në vitin 2014 me vetëdije kishte udhëtuar drejt Sirisë për t'u bërë pjesë e grupit militant Shteti Islamik.

Sipas Prokurorisë Speciale, F.Z, më 23.08.2014, përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari“ në Prishtinë kishte udhëtuar drejt shtetit të Turqisë me qëllim të kalimit në Siri dhe Irak, njofton REL.

Prokuroria thotë se F.Z, pas arritjes në Turqi kishte "për qëllim që t’i bashkangjitet organizatës terroriste “ISIS”, e cila ishte duke luftuar dhe shkaktuar akte dhune, nga maltretimet deri te vrasjet, në këto shtete”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Në muajin prill të këtij viti, institucionet e Kosovës kthyen nga Siria 110 kosovarë në mesin e tyre katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë.

Para pak ditësh për ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Ekrem Mustafa konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, se institucionet janë duke u përgatitur për kthimin e kosovarëve të tjerë që kanë mbetur ende në territorin e Sirisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco