Ekspertët: Kosova duhet t'i kërkojë dëmshpërblim Serbisë, për Trepçën

Ekspertët: Kosova duhet t'i kërkojë dëmshpërblim Serbisë, për Trepçën

09:59, 19/11/2019

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) dje ka prezantuar studimin mbi çështjen e reparacionit për krimet e luftës të kryera në Kosovë dhe për çështjen e “Trepçës” në kontekstin e “Finales së Madhe” eventuale mes Kosovës dhe Serbisë. Me këtë studim ky institut ka shqyrtuar shkallën e dëmeve dhe të shkatërrimeve të shkaktuara nga autoritetet e Republikës së Serbisë dhe ish-Republikës Federative Jugosllavisë në territorin e Kosovës, që rrjedh nga krimet e luftës, shkruan sot gazeta Zëri

Qëllimi përfundimtar i këtij studimi është të përcaktojë rolin dhe statusin e reparacioneve ose të dëmshpërblimit në të drejtën ndërkombëtare për të kompensuar shkeljet ose dëmet e shkaktuara ndaj qenieve njerëzore dhe dëmet materiale të shkaktuara si rezultat i mizorive të kryera nga autoritetet e shtetit të Serbisë në territorin e Kosovës.

Profesori Qerim Qerimi, ekspert në këtë institut, i cili në këtë konferencë prezantoi studimin mbi “Reparacionet për Krimet e Luftës”, tha se edhe pse disa gjëra nuk mund të kompensohen, Kosova duhet të kërkojë kompensim për dëmet materiale dhe njerëzore. Po ashtu, sipas tij, Kosova duhet të insistojë në kërkim faljen nga Serbia dhe në garanci të mospërsëritjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco