Historiani Jusuf Buxhovi: Rama po tradhton dhe anashkalon Kosvën më keq se Enver Hoxha

Historiani Jusuf Buxhovi: Rama po tradhton dhe anashkalon Kosvën më keq se Enver Hoxha

09:06, 17/11/2019

“Unë nuk besoj se Enver Hoxha do të tradhtonte Kosovën në këtë mënyrë. Ose nuk do të na anashkalonte Kosovën si po vepron Rama”. Kështu deklaron shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini. Teksa foli për historinë e trojeve shqiptare Buxhovi ka komentuar profilet e një sërë personaliteteve shqiptare, duke analizuar sjelljen e diktatorit Hoxha me atë të kryeministrit Edi Rama. Ai ka kujtuar takimin që kishte mbajtur Enver Hoxha me Titon në Novi Sad në vitin 1986 dhe atë që pati Rama me Vuçiçin këtë vit (Në Novi Sad).

“Dallimi është shumë i madh. Edhe Enveri edhe Tito ishin udhëheqës legjitim. Sot Shqipëria dhe Serbia ndeshen në një konstalacion tjetër ku Moska dëshiron të ndikojë në rajon në dëm të Aleancës Veriatlantike”.

Historiani thotë se Tito në atë kohë kishte njohur autonominë e Kosovës ndërsa sipas tij sot Rama po e anashkalon Kosovën. “Ky është një veprim antihistorik. Nuk e di si do të vepronte Enver Hoxha në atë kohë po të ishte Kosova shtet i pavarur.”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco