Vonimi i rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë, KQZ-ja i drejtohet qytetarëve

Vonimi i rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë, KQZ-ja i drejtohet qytetarëve

13:51, 15/11/2019

Kryetarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka, i është drejtuar sot qytetarëve të Kosovës me një deklaratë në të cilën shpjegon arsyen e vonesën në daljen e rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. Në të thuhet:

Si kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhje e shoh të nevojshme të njoftoj qytetarët e Republikës së Kosovës se procesi zgjedhor është në fazë të rëndësishme të tij dhe se aktualisht si institucion jemi duke zbatuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e më shumë se 1 mijë e 400 vendvotimeve.

ImageNë këtë fazë, e shoh të nevojshme që të jap këtë mesazh për të gjitha palët që janë pjesë e procesit si dhe duke ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike dhe vëzhguesit e tyre të tregojnë kujdesin maksimal për integritetin e procesit që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve; t’u përmbahen rregullave dhe procedurave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve dhe të ruajnë qetësinë e t’i shërbejnë procesit demokratik.

Gjithashtu, u bëj me dije se çdo cenim i procedurave dhe rregullave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve është në kundërshtim me deklaratën e vëzhguesit të nënshkruar prej tyre si dhe në kundërshtim me ligjin.

Zyrtarët e numërimit duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre në mënyrë të lirë, të papenguar dhe profesionale.

Çdo ndërhyrje në punën e zyrtarëve të numërimit vështirëson dhe ngadalëson procesin për certifikimin e rezultateve përfundimtare si dhe detyron KQZ-në të marrë masa ndaj personave që nuk respektojnë rregullat për vëzhgim.

Çdo palë e cila ka vërejtje për administrimin e numërimit në QNR mund të bëjë ankesë në PZAP, pasi Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme është i qartë në këtë drejtim: “Ankesat lidhur me administrimin e numërimit në QNR dorëzohen me shkrim pranë PZAP-it brenda 24 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”.

Unë mirëkuptoj vërejtjet për kohëzgjatjen e procesit zgjedhor, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka për obligim ligjor që të zbatojë vendimet e institucioneve gjyqësore dhe të gjithëve na takon që të kujdesemi për këtë proces zgjedhor që të gjithë e vlerësuan si një nga proceset më të mira në historinë e zgjedhjeve të vendit tonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqipe17/11/2019 22:39

KQZ TU DREJTOHET QYTETAREVE DHE TU THOT QE NEVE "JEMI SHTET KOLONI DHE PA URDHERIN E NDERKOMBETAREVE NE NUK NXJERIM REZULTATIN". KY ESHTE REALITETI VENDET PERENDIMORE QE KAN POPULLSI MBI 60 MILION E NXJERIN REZULTATIN E VOTIMEVE BRENDA 24 OREVE DHE QEVERIA KRIJOHET BRENDA 7 DITEVE. JUVE NE KOSOVE KENI KALUAR NGA PUSHTIMI SERB NE NJE PUSHTIM TE RI PAQESOR KOLONIAL. KJO ESHTE FATKEQESI KOMBETARE KU SHQIPTARI NUK ESHTE ZOT NE TOKEN E TIJ POR DREJTOHET NGA TE HUAJT. ESHTE KEQARDHJE SHUM E MADHE PER GJAKUN E TE RENEVE PER ATDHE. PER TE RENET QE LUFTUAN PER FLAMUR DHE FLAMURI KOMBETAR JU ESHTE NDALUAR NJESOJ SIC JAU KA NDALUAR SERBI. KY ESHTE KRIM INSTITUCIONAL KUNDER POPULLIT SHQIPTAR TE KOSOVES.

Shto koment

Denonco