NISMA hyn në Kuvend/ Anulimi i votave serbe, ndryshon rezultatin

NISMA hyn në Kuvend/ Anulimi i votave serbe, ndryshon rezultatin

16:56, 14/11/2019

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, që votat e ardhura nga Serbia, të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, ka sjellë ankesa nga kandidatët e VV-së dhe partive të tjera.

Sërish Gjykata Supreme, ka refuzuar ankesat e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa të tjera, të cilët u ankuan ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, e cila anuloi votat e Serbisë.

 “Gjykata Supreme, brenda afatit ligjor ka shqyrtuar dhe vendosur në lidhje me gjitha ankesat e pranuara nga deputet të subjekteve politike. Gjykata Supreme ka pranuar 7 ankesa të deputetëve nga subjekte të ndryshme politike. Pas shqyrtimit nga ana e Kolegjit, Vendimet janë si në vijim:

Ankesa nga deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është REFUZUAR, ankesa nga deputetë të Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP) është REFUZUAR, ankesa nga deputetë të Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) është REFUZUAR, dy ankesa nga deputetë të Lëvizja Vetëvendosje-së (LVV) janë REFUZUAR, ankesa nga deputetë të Partisë Demokratike të Ashkalinjëve (PDA) është REFUZUAR dhe ankesa nga deputetë të Progresivna Demokratska Stranka (PDS) është HEDHUR POSHTË SI E PA-LEJUAR”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Sipas këtij lajmi, Nisma Socialdemokrate, e cila që nga fillimi ka konstatuar se ato vota janë të paligjshme dhe të kontrabanduara, me këtë vendim mer gjashtë mandate.

Me rezultatin aktual, Nisma është pjesë e Kuvendit, por për këtë do të vendoset përfundimisht pas rinumërimit të rreth 1500 vendvotimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco