Nis rinumërimi i votave në 1,500 vendvotime, procesi mund të zgjasë tri javë

Nis rinumërimi i votave në 1,500 vendvotime, procesi mund të zgjasë tri javë

20:15, 13/11/2019

Të mërkurën pasdite, në Kosovë ka nisur rinumërimi i fletëvotimeve të gati 1,500 vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Organizatat që monitorojnë procesin zgjedhor, thonë se ky proces mund të zgjasë deri në tri javë, raporton Rel.

Rinumërimin e votave e ka urdhëruar Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), bazuar në ankesat e partive politike ndaj rezultatit përfundimtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndaj këtij vendimi nuk është ankuar askush në shkallën e dytë, përkatësisht në Gjykatën Supreme.

Në ndërkohë, Gjykata Supreme pritet të vendosë në ditët në vazhdim për ankesën e tre kandidatëve për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët rrezikojnë të humbasin vendet e tyre, nëse kjo gjykatë e mbështet vendimin e KQZ-së për heqjen e mbi 3000 votave nga rezultati përfundimtar.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë fituar më së shumti vota.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco