Eksperti amerikan këshillon Kosovën: Kujdes në marrëveshjen me Serbinë, ruani integritetin territorial

Eksperti amerikan këshillon Kosovën: Kujdes në marrëveshjen me Serbinë, ruani integritetin territorial

22:38, 12/11/2019

Daniel Serwer, analisti amerikan dhe eksperti i çështjeve për Ballkanin, tha se Kosova duhet të tregohet e kujdesshme në arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë.

Profesori i Universitetit “John Hopkins” në Uashington, Serwer, i njohur si kundërshtues i idesë së shkëmbimit të territoreve, thotë se një marrëveshje e mirë për Kosovën, do të ishte ajo që ruan integritetin territorial të vendit.

“Mendoj se kosovarët duhet të jenë të kujdesshëm. Atyre do t’u bëhet presion për të arritur një rezultat para zgjedhjeve që do të zhvillojë Serbia dhe kjo nuk është në avantazh të tyre”, u shpreh Serwer në RTSH.

Gjithashtu Daniel  Serwer foli edhe për mungesën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Është revoltuese dhe në një farë mënyre është edhe më keq se vendimi për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Hapja e negociatave nuk ka asnjë ndikim të drejtpërdrejt në jetën e njerëzve ne Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa liberalizimi i vizave ka një ndikim të menjëhershëm sepse njerëzit mund të udhëtojnë”, tha profesor Serwer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco