Provokon Vuçiç/ Edhe 10 shtete të tjera do heqin njohjen e Kosovës

Provokon Vuçiç/ Edhe 10 shtete të tjera do heqin njohjen e Kosovës

19:26, 12/11/2019

Gjatë ditës së sotme në Paris, më iniciativë të presidentit të Francës, Emanuel Macron është zhvilluar takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiç.

Pak detaje janë zbuluar nga ajo se cfarë është diskutuar në takimin trepalësh në Paris, por mediat serbe kanë zbuluar disa nga të pathënat e këtij takimi.

Sipas ‘Blic’-it që njihet si media afër qeverisë serbe, thuhet se Aleksander Vuçiç, gjatë takimit i ka thënë Thaçit, se edhe 10 shtete të tjera po presin për të hequr njohjen e Kosovës.

“Presidenti i Serbisë i ka thënë Thaçit që edhe 10 shtete të tjera janë duke pritur që të marrin vendim, për të tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës”, ka thënë një burim për ‘Blic’.

Hashim Thaçi nuk është pronocuar rreth kësaj deklarate, por përmes një njoftimi për media, ka thënë se Kosova është e gatshme për një marrëveshje, që si rezultat final do të kishte njohjen reciproke.

Por sërish sipas mediave serbe, Vuçiç ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për t’u njohur nga Kosova, pasi ajo njihet nga të gjitha shtetet e botës.

Takimi trepalësh në Paris është mbajtur si përpjekje e Francës, për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco