Zbulohet skandali/ Ish-agjenti rus 'pro-serb', mund të jetë i dërguari i KE-së në Kosovë

Zbulohet skandali/ Ish-agjenti rus 'pro-serb', mund të jetë i dërguari i KE-së në Kosovë

23:11, 11/11/2019

Këtë të enjte, zgjidhet ‘raportuesi për Kosovën’ nga ‘Komiteti për Politikë dhe Demokraci’ i Këshillit të Evropës.

Sipas rolit të tij, ai ka për detyrë të mbajë lidhjet me Këshillin e Evropës, për zhvillimin e demokracisë në Kosovë dhe mbi të gjitha për zgjidhjen e konfliktit me Serbinë.

Në një mënyrë, ai bëhet gati një ambasador i Këshillit të Evropës në Kosovë, ku do të ketë një qasje të gjerë, madje edhe për çështje të ndjeshme.

Por gazeta gjermane Bild, thotë se kandidatë për ‘raportuesin për Kosovën’, janë anëtari i Bundestagut Peter Meyer (CDU), i cili ka vite që punon për Kosovën dhe Serbinë, një holandez dhe një rus.

Qarqet diplomatike janë shqetësuar shumë mbi kandidatin rus, 48-vjeçarin Alexei Kondratiew.

Që nga qershori 2019, ai ka qenë anëtar i ‘Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës’ dhe anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Këshillit të Federatës së Rusisë.

Sipas gazetës Bild, ai ka qenë edhe anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU) deri në 2010-ën.

Gjithashtu ai ka qenë në Kosovë midis viteve 1999 dhe 2001, si pjesë e shërbimit ushtarak rus.

Në asnjë moment ai nuk e ka fshehur qëndrimin e tij kundër Kosovës dhe pro-serb.

Në mars të këtij viti ai deklaroi: “Kosova është njohur nga 114 shtete (por jo nga Rusia!) Si një shtet sovran Kosova është në të vërtetë “zemra e Serbisë”.

Ai ka përshkruar kosovarët në pushtet si “separatistët shqiptarë”.

Veprimet e tyre, sipas Kondratiew, ishin “pika fillestare e konfliktit” në 1999.

Në qëndrimet e tij publike, ai ka mohuar përpjekjet për spastrim etnik nga ushtria serbe.

Sipas informacioneve, ka spekulime të shumta që Kondratiew është përfshirë në një incident në vitin 2001, kur ka qëlluar me armë në gjendje të dehur duke plagosur disa persona.

RTK e ka raportuar ngjarjen në atë kohë, por një gjë është e sigurt, së Kondratiew u tërhoq në Rusi menjëherë pas incidentit.

Burimi brenda gazetës BILD, tregon se, nëse Kondratiew do të bëhet raportues i Këshillit të Evropës për Kosovën, kjo do të ishte njësoj sikur të “lije ujkun, të ruante delet”.

Është e qartë se Rusia nuk ka “interes për një integrim evropian të Kosovës”, por ajo dëshiron të zbatojë interesat e Serbisë në rajon.

Emërimi i Kondratiew do të “vinte Këshillin e Evropës në një situatë të sikletshme, pasi do të vinte në dyshim pozicionin objektiv”.

Në këtë mënyrë, raportet për Kosovën, tha burimi, do të “përgatiteshin nga një relator qartë i njëanshëm”.

Sa shance ka ta fitojë garën Kondratiew?

Për gazetën BILD, kjo është e mundur sepse Rusia dhe Serbia kanë siguruar paraprakisht mbështetjen e eurodeputetëve italianë dhe grekë.

Gjithashtu pjesët pro-ruse në administrimin e Këshillit të Evropës, po punojnë për emërimin.

Por sipas burime të tjera është “e paimagjinueshme” që Rusia të arrijë shumicën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco