Thaçi siguron Macron: Të gatshëm për marrëveshje me Serbinë, presim njohje reciproke

Thaçi siguron Macron: Të gatshëm për marrëveshje me Serbinë, presim njohje reciproke

22:36, 11/11/2019

Hashim Thaçi po qëndron në Paris, si pjesë e Samitit të Paqes, samit në të cilin po merr pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ditë e sotme, presidenti Thaçi është pritur në 'Pallatin Elise', nga homologu i tij Emmanuel Macron.

Në një postim në Facebook, Thaçi tregon se ka siguruar presidentin Macronit, se Kosova është e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, por që ajo duhet të sjellë njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Postimi i plotë:

Pritja e presidentit Macron në Pallatin Elise, ku zhvilluam një takim bilateral dhe biseduam për perspektivën euroatlantike, për dialogun me Serbinë, për forcimin e paqes dhe të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor.

Presidentit Macron ia konfirmova se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Marrëveshja e Paqes garanton më shumë mundësi për zhvillim dhe për jetë më të mirë, si dhe më shumë prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Faleminderit për mbështetjen, president Macron!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco