Edhe deputeti i VV-së në Hagë/ Selimi: Thirrem si i dyshuar

Edhe deputeti i VV-së në Hagë/ Selimi: Thirrem si i dyshuar

18:09, 10/11/2019

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi është ftuar nga Gjykata Speciale.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë Selimi, përmes një postimi në Facebook, ku shprehet se, është i ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Sipas Selimit, si të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë të tjerë të lirisë, është ftuar për t’u intervisutar nga Zyra e Prokurorit të Specializur, në cilësinë e të dyshuarit.

“Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në zyrën e Prokurorit të Specializuar në Holandë”, ka shtuar ai.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Selimi arriti të marrë votat e nevojshme për të qenë edhe një mandat tjetër deputet i Lëvizjes Vetëvendosje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco