Marrëvershja LDK-VV/ Nëse Kurti nuk mer kryeministrin, Mustafa ofron presidentin dhe kryetarin e parlamentit

Marrëvershja LDK-VV/ Nëse Kurti nuk mer kryeministrin, Mustafa ofron presidentin dhe kryetarin e parlamentit

17:47, 09/11/2019

Nëse VV dëshiron ta lërë pozitën e kryeministrit, LDK po i ofron pozitën e presidentit dhe të kryeparlamentarit.

Imeri Ahmeti, anëtari i kryesisë së LDK’së, thotë se partia e Albin Kurtit mund të marrë dy pozitat tjera drejtuese dhe pozitën e kryeministrit ta marë LDK.

“Nëse ju duket se çështja e Presidentit dhe Kryetarit të Parlamentit mund ta kërkojë Vetëvendosje, atëherë të marrë këto pozita”, ka thënë Ahmeti, të shtunën.

LDK-ja po synon të rikthehet në krye të shtetit dhe të parlamentit, krahas pozitave që do t’i ketë në Qeverinë me 12 ministri.

Sipas Imri Ahmeti, në këtë fazë do të definohet edhe pozita e Presidentit dhe pozitave tjera që prekin qeverisjen katërvjecare.

Në këtë kundërte, ai thotë se koalicioni s’mund të ndërtohet për qeverisje njëvjeçare.

“Ne nuk mund të mendojmë për një qeverisje njëvjeçare. Nëse nuk e qartësojmë se ç’ka do të bëjmë me presidentin, atëherë i bie që ne po bisedojmë për një qeverisje njëvjeçare”, ka thënë Ahmeti.

Shefi i LDK-së Isa Mustafa, një ditë më parë tha se në ditët në vazhdim do të ketë takim me Albin Kurtin për të definuar të gjitha pozitat që përfshijnë qeverisjen gjatë këtij mandati.

Ai tha se do të definohet se kujt i takon kjo pozitë, për të propozuar më pas emrin e presidentit në fillim të vitit 2021.

Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, tha se pozita e kryeministrit është sa katër ministri.

Ajo shtoi se as presidenti dhe kryeparlamentari, s’bëjnë sa pozita e udhëheqësit të qeverisë.

Besnik Bislimi, nënkryetari i VV-së, reagoi duke thënë se LDK-së do t’i jepet pushtet, aq sa ka peshë politike.

Por sipas Imri Ahmeti, dy partitë nuk dallojnë shumë në fuqinë elektorale, prandaj bën thirrje të mos ketë probleme për të lidhur koalicioni.

“LDK s’duhet të trajtohet me nënçmim. Partneriti duhet të shihet në afatgjatë. Nuk ka të definuar ende asgjë. Pesha jonë është gati e barabartë me Vetëvendosje. Është pak a shumë e njëjtë. S’duhet të krijohen probleme tash, por duhet të punohet në ndërtimin e koalicionit”, ka thënë ai.

Gjithahtu është raportuar se partia e Isa Mustafës po synon ta marrë nën udhëheqje Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Jashtme, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministrinë e Arsimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco