Edhe kryetari i Drenasit thirret nga Gjykata Speciale, Lladrovcki: Përjetë krenar me UÇK!

Edhe kryetari i Drenasit thirret nga Gjykata Speciale, Lladrovcki: Përjetë krenar me UÇK!

13:08, 08/11/2019

Edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është thirrur sot nga Gjykata Speciale. Vetë Lladrovki ka shkruar në Fb: "Valës së ftesave, nga Dhomat e specializuara, iu bashkova edhe unë, në cilësi të dëshmitarit. Nuk kam informata as dijeni më shumë se sa shkruan në ftesë.

Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019.

Kurrë në jetë, as kam pasur hamendje as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore. Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!"

Dje, Gjykata Speciale ka thirrur edhe kreun e PDK-së Kadri Veseli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco