Thatësira përgjysmon fushat me grurë, Kosova me sytë nga importi

Thatësira përgjysmon fushat me grurë, Kosova me sytë nga importi

10:03, 08/11/2019

Mungesa e reshjeve të shiut në muajt e fundit në Kosovë ka ndikuar që sipërfaqja e të mbjellave me grurë të zvogëlohet dukshëm në krahasim me vitin e kaluar.

Kryetari i Sindikatës së Bujqve në Kosovës, Tahir Tahiri, shprehet për kallxo.com se të mbjellat e sivjetme do të dështojnë më shumë se në vitin që lamë pas. Ai deklaron se për shkak të thatësisë nuk do të mund të arrihet që të mbillen sipërfaqet të cilat janë planifikuar.

“Mbjelljet e sivjetme vjeshtore me gjasë do të dështojnë më keq se vitin e kaluar për shkak të thatësisë që po dominon në krejt Kosovën pa përjashtim. Kaloi tetori kur është dashtë të mbillen krejt sipërfaqet e planifikuara (rreth 50.000 hektarë) ngase bujqit nuk kanë mujtë me përgatitë arën për mbjellje, por edhe disa që kanë arritur me i bërë përgatitjen kanë hezituar me hedhë farën nga frika e zgjatjes së thatësisë edhe në nëntor dhe t’ju prishet fara në arë pa lagështi”, u shpreh ai.

Si pasojë e kësaj, Tahiri thotë se Kosova do të jetë e varur nga importi, pasi që sipas tij, nuk është arritur të sigurohen më shumë se 15 për qind nevojat e bukës.

Në anën tjetër, drejtori i politikave bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Isuf Cikaqi, deklaroi deri më tani është mbjellë 60 për qind e sipërfaqes së planifikuar për këtë vit.  ‘Ne vitin 2018 kishte të mbjella me grurë rreth 50.000 hektarë, ndërsa tani për vjeshtën e vitit 2019 janë te planifikuar sipas fermerë që të mbillen rreth 70,000 deri 75,000 hektarë vetëm me kulturën e grurit, por këto janë shifra sipas planifikimit e tani ta shohim se sa do te realizohet ky planifikim dhe pastaj do te përgatisim informacion zyrtar se sa sipërfaqe me grurë është mbjellë në vjeshtën e vitit 2019”, u shpreh Cikaqi.

“Thatësia apo mungesa e reshjeve atmosferike ne fenofazat e caktuara të bimëve kur është e nevojshme normalisht se ka efekt negativ tek secila kulturë bujqësore e po ashtu edhe tek kultura e grurit, si në rritjen dhe zhvillimin normal të bimës dhe në fund edhe ne rendimentin mesatar te secilës kulturë bujqësore”, shtoi ai.

Pavarësisht kësaj, ai shprehet se këtë vit ka pasur rendiment mesatar më të lartë të kultura e grurit në raport me vitin 2018, që sipas tij, kjo nënkupton se nuk është vetëm thatësia faktor që ndikon në rendimentin mesatar por janë edhe një mori faktorësh të tjerë që kanë ndikim secili prej tyre në arritjen e rendimentit mesatar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco