Gjatë një interviste të zhvilluar, nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani, ka provokuar reagime nga VV-ja, duke mbështetur kolegun e saj partiak Lutfi Haziri, pas deklaratave të tij për postin e kryeministrit të vendit.
Sipas deklaratës së Hazirit, “emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së”, por kjo deklaratë ka nxitur reagime nga zyrtarët e lartë të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila doli e para në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, duke lënë pas LDK-në.
“Nuk jam pro deklaratave që mund ta dëmtojnë frymën e mirë që është ndërtuar”, ka thënë fillimisht Osmani.
“Por, është gabim i madh që është krijuar përshtypje që një nënkryetar i LDK-së nuk paska të drejtë të japë një mendim personal”, ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.
“Nënkryetarët e VV-së paskan të drejtë të flasin”, ka shtuar ajo, teksa ka mbrojtur Hazirin për deklaratat e tij.
Ajo çfarë Haziri ka thënë se është “tejet evidente, proceduralisht”, ka vlerësuar Osmani.
© SYRI.net