FOTO/ Ish-këshilltar i Thaçit prej 3 vitesh, spiuni serb bëhet deputet i Kosovës

FOTO/ Ish-këshilltar i Thaçit prej 3 vitesh, spiuni serb bëhet deputet i Kosovës

21:50, 07/11/2019

Nga raportimet e ‘Televizioni 7’, Branislav Nikolic kishte qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës serbe (BIA).

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas publikimit në media të këtij informacioni, kishte vendosur ta shkarkojë nga posti i këshilltarit, Branislav Nikolicin.

Por pas zgjedhjeve të 6 tetorit, i njëjti person është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, Branislav Nikolic ka arritur të marrë 14 mijë e 467 vota në kuadër të Listës Serbe, duke arritur të bëhet deputet në legjislaturën e re.

Lista Serbe ka arritur të marrë 57.015 vota ose 6,75%, që përkthehen në 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Që nga viti 2016, Nikolic kishte punuar si këshilltar i presidentit Hashim Thaçi.

Para se ta emëronte si këshilltar të tij, Thaçi e pati emëruar anëtar të bordit në postë.

Zyra e Thaçit kishte njoftuar se nuk kanë pasur informacione paraprake, lidhur me zyrtarin që ka këshilluar presidentin për tre vite rresht.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës konfirmon se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë, për përfshirjen e mundshme të z. Branislav Nikolic në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media”. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco