Haradinaj krahë Veselit: Ka luftuar kundër mizorive serbe mbi popullin e Kosovës

Haradinaj krahë Veselit: Ka luftuar kundër mizorive serbe mbi popullin e Kosovës

21:25, 07/11/2019

Pas njoftimit se Kadri Veseli është ftuar në Hagë, në lidhje me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mbrojtje të tij ka dalë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar kontributin e Veselit si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke treguar luftën e tij kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës.

Haradinaj është i bindur në pafajsinë e Veselit dhe në triumfin e së vërtetës, që sipas tij do triumfojë e drejta jonë.

Postimi i plotë:

Kadri Veseli, si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës, si çdo luftëtar i lirisë, dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet. I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco