Mbyllen takimet VV - LDK/ Dakortësohet programi qeverisës, takimi i radhës mes dy liderave

Mbyllen takimet VV - LDK/ Dakortësohet programi qeverisës, takimi i radhës mes dy liderave

19:06, 07/11/2019

Në takimin e fundit për të harmonizuar programin e mundshëm qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë pajtuar pothuajse për gjitha çështjet programore.

Brenda 2-3 ditëve, pritet të formalizohet marrëveshja politike mes dy partive.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së Avdullah Hoti, në fund të takimit të gjashtë, i cili zgjati rreth tre orë, tha se me anë të këtyre takimeve, kanë vendosur një standard të ri për marrëveshje politike.

“Ky ka qenë takimi i fundit për çështje programore. Kemi arritur të përmbyllim pothuajse gjitha çështjet programore. Jemi të gatshëm që për 2-3 ditët e ardhshme të formalizojmë këtë marrëveshje”, tha ai.

Gjithashtu ai bëri të ditur se nuk kanë diskutuar për ndarjen e posteve ministrore, përfshi atë të presidentit.

“Prej zhvillimit, ekonomik, arsimit shëndetësisë, kulturë, sport, politika sociale dhe për sa na përket neve kemi arritur t’i përmbyllim diskutimet tona, ne jemi të gatshëm këtë marrëveshje në formë të shkruar do ta dorëzojmë te kryetarët e partive që do të ulën, menjëherë pas certifikimit të rezultateve, për të konkretizuar dhe formalizuar këtë marrëveshje”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco