Thirret nga Gjykata Speciale/ Rama: Solidarë me Kadri Veselin

Thirret nga Gjykata Speciale/ Rama: Solidarë me Kadri Veselin

18:11, 07/11/2019

Pas ftesës për Intervistim që Gjykata Speciale në Hagë i bëri kreut të PDK-së dhe kryetarit në detyrë të Kuvendit në Kosovë, Kadri Veseli, reagon edhe kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në Twitter, shefi i qeverisë në Tiranë shpreh solidaritetin me Veselin, ndërsa shton se, nuk mbetet gjë tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë.

“Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin”, shkruan Rama.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco