'Challandes, trajneri i mrekullive që po e bën Kosovën të ëndërrojë'

'Challandes, trajneri i mrekullive që po e bën Kosovën të ëndërrojë'

13:27, 07/11/2019

Nga "House of Switzerland"

Një vend i ri, një fat i ri.Të gjithë menduan se Bernard Challandes 68-vjeçar nga Neuchatel i Zvicrës i kishte parë të gjitha në karrierën e tij si trajner, kampionatet me Zyrihun, sukseset me ekipet e të rinjve të Zvicrës - gjithmonë gjaknxehtë,  ekspresivë dhe pasionantë.

Por eksperiencat e  Challandes që kur iu bashkua  Kosovës, mund të kapërcejnë gjithçka që atij i ka pas ndodhur më parë, emocionalisht.

Pasi mposhti Bullgarinë, Republikën Çeke dhe “shkundi” Anglinë, ekipi i këtij kombi të vogël, që u njoh nga bashkësia kombëtare vetëm në vitin 2008, ka një shans të mirë për t’u kualifikuar në Euro 2020, me herë të parë.

Kosova e ka përshëndetur botën e futbollit dhe  Challandes tashmë është një hero kombëtar atje. "Challandes është njeriu që qëndron pas këtij zhvillimi të jashtëzakonshëm", shkroi së fundmi gazeta kryesore ditore e vendit, Koha Ditore.

"Ka nëna që më vijnë për të më falënderuar, të më thonë për këtë të mirë që jam duke i bërë vendit të tyre.  Unë nuk e kisha menduar ndikimin emocional të të qenit i përzgjedhuri, për këta njerëz. Ky është një shtet i ri që ka nevojë të njihet, “ thotë Bernard Challandes

Lojtarët e Kosovës vijnë nga diaspora e saj, të rinj që luajnë në 14 liga të ndryshme dhe formojnë një ekip të guximshëm, të gatshëm t’i rrezikojë të gjitha.

"Ekipi është i mirë në sulm, megjithëse ndonjëherë është pak si i goditur dhe i përhumbur. Por ata bëjnë sulm".

 Yves Debonnaire e ka kapur magjia e Kosovës. "Ajo që Challandes dhe Kosova kanë së bashku është një martesë prej pasionit".

Michel Pont shkon edhe më tej. "Me Bernardin nuk ka moshë, ka vetëm pasion".

Zvicra ka shumë për t’u krenuar me Challandes dhe tre trajnerë të tjerë të shquar saj, që janë duke duke e projektuar një imazh të këtij shteti, sa fitimtar, aq edhe i përulur e modest në të njëjtën kohë./ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco