Gjenocidi i Serbisë duhet të dënohet, jo të mëshirohet

Gjenocidi i Serbisë duhet të dënohet, jo të mëshirohet

11:31, 06/11/2019

Nga Jakup Krasniqi.

Të gjitha zhvillimet që po ndodhin në Kosovë e për Kosovën që nga fillimet e bisedimeve në Bruksel dhe sidomos zhvillimet e viteve të fundit, mbase edhe të ditëve të fundit, konfirmojnë katërcipërisht se Serbia do të vazhdojë me të gjitha kapacitetet e saja të angazhohet për vazhdimin e politikave të egra antishqiptare.

Nga kjo rezulton se shteti serb, i cili ushtroi gjenocide në të përsëritura në Kosovë, po del i pafajshëm, ndërsa shqiptarët, mbi të cilët politikat serbe nga ajo e Garashaninit, e Kral Petrit, e Mbretit Aleksandër, e Titos dhe e Rankoviçit deri te Millosheviçi (maja e ajsbergut për ushtrim të politikave të gjenocidit të pa ndëshkuara), kanë ushtruar secili prej tyre politika të gjenocidit mbi shqiptarët.

Nuk ka asnjë dyshim, burimi i konfliktit shqiptaro-serb duhet kërkuar te mitet serbe. “Këto mite, thotë Hans Peter Rullmann, të keqinterpretuar, janë manipuluar nga politikanët dhe historianët e politizuar serbë, me qëllim që t’i japin aureola lavdie e fantastike të realitetit të tyre, të një populli relativisht të vogël, joprodhues, bile të parëndësishëm në ‘marrëdhënie politike’, e cila në të vërtetë, nuk ka ekzistuar kurrë” (Leo Freundlich: Golgota shqiptare, Shtëpia botuese, “Lilo”, Tiranë 1995, f. 15.)

Ndoshta fati ynë i hidhur filloi “në Berlin në vitin 1878, aty ku filloi tragjedia e gjatë Shqiptare,. (Po aty, f. 25).

Në gjithë këto tragjedi, pa dyshim që faji duhet kërkuar edhe në çakordimet shqiptare ndër vite si dhe heshtja e Fuqive të Mëdha, të cilat më shumë se njëherë në emër të paqes e heshtën gjenocidin serb, të përsëritur disa herë që nga vitet 1876/78 e deri në vitet 1998/99.

Është koha e fundit që nga e gjithë Bota e sidomos nga vendet e demokracive perëndimore, t’i dënojnë politikat e gjenocidit që kanë ushtruar qeveritë e ndryshme te Beogradit zyrtar, nga vitet 1876/78. E në mënyrë të veçantë të dënohet gjenocidi i fundit (1998/1999), i ushtruar nga regjimi i Milosheviçit dhe pinjollët e tij që edhe sot janë në qeverisje në Serbi dhe ndjekin të njëjtat politika.

Gjenocidi askund dhe për asnjë arsyeje nuk meriton mëshirim! Ai kudo kërkon dënim të merituar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco