Haradinaj i paraprin heqjen e taksës: Kushdo që shkon asaj rruge, do bëjë gabim të madh

Haradinaj i paraprin heqjen e taksës: Kushdo që shkon asaj rruge, do bëjë gabim të madh

22:12, 05/11/2019

Ramush Haradinaj ka komentuar një nga çështjet më delikate siç është heqja e taksës ndaj Serbisë, duke deklaruar se do të ishte gabim i madh nëse do të hiqej taksa, pa njohur kjo e fundit pavarësinë e Kosovës.

Sipas Haradinaj, taksa e vendosur një vit më parë ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, ka qenë e dobishme për ekonominë e Kosovës dhe konsolidimin e shtetit.

“Unë e pëlqej idenë e reciprocitetit, por nuk duhet të ketë implikim në taksë, le të mbetet taksa, sepse me Serbinë ky është një dënim. Të vendoset reciprociteti për aspekte të tjera, sepse ka edhe aspekte të tjera. Mirëpo, nuk e kuptoj pse duhet hequr taksa. Pra, habitem me qëndrimin e kujtdo që i kthen mallrat serbe ose e pushton Kosovën ekonomikisht nga Serbia pa e marr njohjen. Është një gabim kapital politik dhe kushdo që shkon asaj rruge do ti bëjë gabim të madh, vendit dhe proceseve”, deklaroi Haradinaj.

Afërisht një vit më parë, qeveria Haradinaj vendosi taksën 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, duke thënë se taksa do të hiqet vetëm pasi të njihet Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco