Kosova ekstradon me sukses malazezin, akuzohej për vrasje të rëndë

Kosova ekstradon me sukses malazezin, akuzohej për vrasje të rëndë

20:01, 05/11/2019

Ministria e Drejtësisë e Kosovës njoftoi se autoritetet e Kosovës, kanë ekstraduar në Mal të Zi Mario Millosheviqin, i kërkuar nga autoritetet malazeze si i dyshuar për vrasje të rëndë.

Ministri në largim i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se ektradimi i "një prej personave më të kërkuar në Mal të Zi" është kryer me sukses të martën, më 5 nëntor, sipas Rel.

Siç raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, emri i Millosheviqit lidhet me një nga grupet e organizuara kriminale në Mal të Zi, përgjegjës për likuidime të shumta.

Millosheviq thuhet se ka qenë edhe anëtar i grupit kriminal që ka kryer sulm të armatosur kundër gazetares së të përditshmes "Vijesti", Olivera Llakiq.

Në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë thuhet se nga shtatori i vitit 2017 deri në nëntor të këtij viti, Kosova ka ekstraduar 165 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco