Haradinaj 'freskon' AAK-n/ Gati për zgjedhje të brendshme, me sistemin një delegat – një votë

Haradinaj 'freskon' AAK-n/ Gati për zgjedhje të brendshme, me sistemin një delegat – një votë

19:42, 05/11/2019

Pas rezultatit të arritur në zgjedhjet e 6 tetorit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme partiake, në të gjitha nivelet e organizimit të saj.

Në njoftimin e AAK-së, kryesia ka formuar grupin e punës për plotësimin e ‘Platformës programore’ të partisë dhe grupin e punës për ndryshimet e ‘Statutit të AAK-së’.

Sipas njoftimit, mënyra e zgjedhjes së organeve drejtuese të partisë, do jetë me sistemin një delegat – një votë.

“Në strukturat e partisë nuk do të ketë pozita ex-officio as për kandidatë as për poste. Të gjithë personat që udhëheqin pozita në AAK do t’i nënshtrohen procesit zgjedhor nga baza”, thuhet në njoftim.

Në mbledhjen e ardhshme, Këshilli Drejtues i AAK-së do të vendosë datën e mbajtjes së Kuvendit të punës, i cili do të aprovoj plotësimin e Platformës programore dhe ndryshimit të Statutit të AAK-së, si bazë legale për mbajtjen e zgjedhjeve në parti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco