Gjykata detyron KQZ-në të numërojë votat e diasporës, pas ankesës së VV-së

Gjykata detyron KQZ-në të numërojë votat e diasporës, pas ankesës së VV-së

17:57, 05/11/2019

Gjykata Supreme vendosi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të fillojë numërimin e 1806 kutive me vota të ardhura nga diaspora.

Kjo është njoftuar nga zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi,duke thënë se numërimi do fillojë sonte në ora 21:00.

“Me qëllim të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme do të fillojmë me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime. Pas këtij procesi, sonte në QNR (e martë, 5 nëntor, ora 21:00) do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara”, ka thënë Elezi.

Gjykata Supreme pas ankesave të depozituara, ka vendosur në favor të Lëvizjes Vetëvendsoje për sa i përket 1806 kutive me vota, të ardhura nga diaspora.

Aty shkruhet se miratohet si e bazuar ankesa e VV, që të ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa derisa, detyrohet KQZ-ja që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 1806 pako me fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco