Pamjet prekëse: Vogëlushja 3-vjeçare e Astrit Deharit vendos trëndafil mbi varrin e babait

Pamjet prekëse: Vogëlushja 3-vjeçare e Astrit Deharit vendos trëndafil mbi varrin e babait

10:19, 05/11/2019

Për të tretin vit të jetës së saj të re, vogëlushja e Astrit Deharit, ka vendosur lule në varrin e babait të saj, 3 tre vjet pas vdekjes së tij. Ajo nuk e njeh atë, por e di rrugën për tek "shtëpia" ku prehet.

Aktivistë të shumtë Lëvizjes Vetëvendosje të prirë nga kryetari Albin Kurti, sot bënë homazhe pranë varrit të Deharit. Me këtë rast, aktivisti dhe deputeti, Glauk Konjufca tha se Astriti ishte aktivist i dalluar i Lëvizjes Vetëvendosje, i dashur me popullin, i vendosur me qëndrimin e i palëkundur me idealin që e kishte. Duke konstatuar se në dritën e ekspertizës së re Astriti humbi jetën nga një krim, i cili duhet të zbulohet dhe kriminelët duhet të sillen para drejtësi, Konjufca tha se jeta e një individi merr statusin e vet sublim atëherë kur arrin të shndërrohet në një simbol të të mirës së përgjithshme, e Astriti e ka arritur këtë status.

Nga ana e tij, babai i Astritit, Avni Dehari, në emër të familjes falenderoi të pranishmit për ardhjen por edhe mbështetjen e vazhdueshme.Aktivistët vunë lule mbi varrin e Astritit.

Lëvizja Vetëvendosje si çdo 5 nëntor, ka organizuar një sërë aktivitetesh në nderimt të aktivistit që humbi jetën në burg.

Axhenda për tre vjetorin e vrasjes së aktivistit Astrit Dehari më 5 nëntor 2019

09:00 – Homazhe te varri i Astritit

10:00 – Drejtoritë e Shëndetësisë në Prizren, Mitrovicë, Vushtrri dhe Han të Elezit ofrojnë shërbime mjekësore te familjet e varfëra për nder të përvjetorit të Astrit Deharit.

12:00 – Marshi ‘’Një popull për Drejtësi’’

14:00 – Në Prizren mbahet aktivitet përkujtimor te murali i aktivistit Astrit Deharit, te ndërtesa e Drejtorisë së Financave. Do të ndezim qirinj dhe vendosim kurora lulesh nga ora 14:00, deri në orën 15:00, në kohën kur edhe ka ndodhur vrasja e Astritit në burgun e Prizrenit.

14:00 – Dhurimi i gjakut – Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (rr.Kasëm Haxhimurati, Prishtinë), vendoset një ekip mobil i transfuzionit të gjakut, për te gjithë ata/ato që janë të interesuar të dhurojnë gjak në menyrë vullnetare, si shenjë solidarizimi për këtë ditë përkujtimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco