VIDEO/ Vazhdojnë takimet mes VV-së dhe LDK-së, brenda dy javësh arrihet marrëveshja finale

VIDEO/ Vazhdojnë takimet mes VV-së dhe LDK-së, brenda dy javësh arrihet marrëveshja finale

20:33, 04/11/2019

Pas takimit të ditës së sotme mes Lëvizjes Vetvendosja dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet që brenda dy javësh të arrihet marrëveshja për koalicion midis tyre.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, deklaroi se në takimin e sotëm, nuk është biseduar për përplasjet e fundjavës midis këtyre dy partive, por vetëm mbi arsimin dhe shëndetësinë.

Gjatë fundjavës, në postimin e tij në Facebook, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, tregonte se kryeministri kalon nëpër zyrat e LDK-së, por ky provokim ka rezultuar me reagime të shumta në rrjete sociale nga anëtarë të Vetëvendosjes, madje edhe vetë nënkryetarja e LVV-së Albulena Haxhiu.

Ndryshe nga arena virtuale, që të dy sot ishin pjesë e takimit në kuadër të grupeve punuese, që këto dy parti kanë për një bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të  6 tetorit.

Glauk Konjufca thuri lavde për Hazirin, madje tha se nuk kanë diskutuar fare për këtë çështje, por vetëm për temat e caktuara arsimin dhe shëndetësinë.

Pritshmëritë e tij janë që brenda dy javësh, këto takime do të rezultojnë më një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Takimi i radhës do ketë për diskutim çështje sociale ndërsa për dialogun dhe tema të tjera madhore do të diskutohet në nivel liderësh të partive. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco