VIDEO/ Si tentuan shqiptarët të transportonin drejt Zvicrës 130 kg drogë përmes dyerve

VIDEO/ Si tentuan shqiptarët të transportonin drejt Zvicrës 130 kg drogë përmes dyerve

22:54, 03/11/2019

Tre persona po akuzohen se kanë organizuar transportimin e 130 kg drogë nga Kosova për në Zvicër

Dyert e reja po shkatërrohen. Por këtë nuk po e bën një zdrukthëtar, por një hetues i policisë. Kjo pasi që kanë informacione të sakta që brenda tyre, ka diçka të paligjshme.

Dyshimi i tyre edhe u vërtetua, në brendësi të kësaj dere janë fshehur tre kilogram drogë të llojit Marihuanë. Por kjo nuk ishte dera e vetme ku ishte fshehur droga.

Edhe 21 dyer të tjera ishin mbushur me gati 130 kilogram Marihuanë teksa destinacion ishte Ferizaji e më pas Zvicra.

Gjithë ky veprim ishte bërë  në vitin 2017 në Prizren e Gjakovë.

Në atë kohë polica kishte zbuluar një rrjet trafikantësh të drogës, ndërsa Prokuroria e Prizrenit tani ka ngritur aktakuzë për tre persona  duke ua vënë në barrë veprën penale: blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e pa autorizuar e narkotikëve.

T7 ka siguruar aktakuzën në fjalë në cilën jepen detaje se ishte organizuar bartja e drogës.

Ndërkohë gjatë zhvillimit të hetimeve ishin aplikuar masa të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit nga Policia.

Sipas aktakuzës të pandehurit kishin kontaktuar disa taksistë për t’i bartur dyert për në Ferizaj e Prizren.

Këta po i shqetësonin kërkesat e kompanive që po i kërkon kompanitë transportuese për ti bartur dyert.

 “Nuk kërkojnë kurgjo në botë, vetëm thuaj jam taksi e senet mi ka jap një i Klinës” dhe “thuaj në pazar ka ardhur e me ka marrur se s’kishin pas kohë ata”

Më pas njëri nga të dyshuarit U.S ishte interesuar për gjetur një taksitë tjetër dhe i kishte shkruar dëshmitarit D.N.

Por dëshmitari nuk kishte fol fjalë të mira për taksistin.

“Është hajn i pa shpirt, dhe nëse ki ndonjë gjë nuk ka ku me na ik se e kam kojshi”

I dyshuari U.K po ashtu u përgjua teksa bisedonte me dikë të telefon duke i thënë se po fitojnë shumë para

“Po me duket 100 mijëshen e kapem”

E dy të akuzuarit N.O dhe U.S pas gjashtë muajve arratisje në vitin 2018 ishin dorëzuar në polici.

Prokuroria ka kërkuar dënimin e të pandehurve. /Express/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco