3-vjetori i vdekjes së Astrit Deharit/ VV publikon agjendën e aktiviteteve

3-vjetori i vdekjes së Astrit Deharit/ VV publikon agjendën e aktiviteteve

22:33, 03/11/2019

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një njoftimi bëri të ditur agjendën për tre vjetorin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari.

Gjithçka nis me një vizitë homazh në varrin e tij, ndërsa në disa qytete të Kosovës do të ofrohen shërbime mjekësore falas për familjet në nevojë.

Agjenda:

09:00 – Homazhe te varri i Astritit

10:00 – Drejtoritë e Shëndetësisë ne Prizren, Mitrovicë dhe Vushtrri, ofrojnë shërbime mjekësore te familjet e varfëra për nder të përvjetorit të Astrit Deharit.

12:00 – Marshi ‘’Një popull për Drejtësi’’14:00 – Në Prizren mbahet aktivitet përkujtimor te murali i aktivistit Astrit Deharit, te ndërtesa e Drejtorisë së Financave. Do të ndezim qirinj dhe vendosim kurora lulesh nga ora 14:00, deri në orën 15:00, në kohën kur edhe ka ndodhur vrasja e Astritit në burgun e Prizrenit.

14:00 – Dhurimi i gjakut – Në selinë qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! (rr.Kasëm Haxhimurati, Prishtinë), vendoset një ekip mobil i transfuzionit të gjakut, për te gjithë ata/ato që janë të interesuar të dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare, si shenjë solidarizimi për këtë ditë përkujtimore.

Astrit Dehari, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, humbi jetën në qendrën e paraburgimit në Prizren në nëntor të vitit 2016.

Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje, por pas një hetimi të thelluar në Zvicër u dol në konkluzionin se i riu ishte vrarë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco