Aksident në kryeqytet, ka të lënduar

Aksident në kryeqytet, ka të lënduar

17:12, 03/11/2019

Një aksident automobolistik ka ndodhur para pak minutash në qendër të Prishtinës, përkatësisht në afërsi të katedrales “Nënë Tereza”.

Këtë e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, raporton Syri.net Kosova.

Nga aksidenti në fjalë dy persona kanë mbetur të plagosur, përkatësisht drejtuesit e automjeteve të përfshira.

“Dy automjete janë përfshirë në një aksident trafiku. Sipas informatave fillestare lëndime të lehta kanë marrë drejtuesit”, ka thënë Hoxha.

Ai ka shtuar se, Policia po heton shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë ende nuk ka informacione mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco