Ministri Berisha: Beogradi presion mbi serbët e FSK-së, u hodhën granata në oborre

Ministri Berisha: Beogradi presion mbi serbët e FSK-së, u hodhën granata në oborre

12:37, 03/11/2019

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, ka treguar se Beogradit po i bën presion pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për t’u larguar nga detyra.

Sipas tij, presionet kanë shkuar deri aty sa, dy pjesëtarëve të këtij komuniteti, u janë hedhur granata dore në oborret e shtëpive të tyre dhe si pasojë nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë presionit dhe janë larguar nga FSK-ja.

 “Ka interesim përkundër sfidave të shumta që vërtet i kanë dhe po ballafaqohen pothuajse në vazhdimësi. Ne kemi raste kur pjesëtarët e FSK-së sidomos komuniteti serb, po ballafaqohen me një presion të jashtëzakonshëm, mua me vjen keq që disa pjesëtar të këtij komuniteti që nuk kanë mundur t’i përballojnë këto presione dhe pa dëshirën e tyre janë detyruar që ta ndërprenë punën dhe të marrin vendimin për tu larguar nga FSK-ja. Ka pasur ndalesa nëpër kufi, akte të tjera sidomos në Veri, kemi pasur dy pjesëtarë ku u janë kanë hedhur edhe granata të dorës në oborrin e familjes së tyre. Domethënë presionet janë prej më të ndryshmeve dhe unë vërtetë jam shumë mirënjohës dhe i përgëzoj pjesëtarët të cilët e kanë përballuar këtë presion dhe që kanë mbetur edhe më tutje që të jenë pjesë e FSK-së”, ka thënë Berisha.

Tani në radhët e FSK-së janë 54 pjesëtarë të komunitetit serb. Ky numër sipas ministrit mund të rritet pasi që FSK-ja është në faza të rekrutimeve të reja derisa nga 1 janari 2019, FSK-në e kanë lëshuar 18 serb.

Ministri në detyrë thotë se pas miratimit të ligjeve për FSK-në, presioni është më i vogël se sa që ishte para miratimit.

“Deri më tani nga informacionet që i kam diku deri 70 janë larguar prej FSK-së, kërkesat kanë qenë shumë më të mëdha para vendimit por tani edhe me këtë rekrutimin ri është përmirësuar dukshëm çështja e komuniteteve, një problem i vogël është edhe kufizimet ligjore që është kriter mosha 18-23 vjeç e që ky kriter ka ndodhur me ligjet e reja, ndërsa të interesat ka pasur shumë para ndryshimit të mandatit, kanë qenë diku 200 që kanë qenë të interesuar të jenë pjesë e FSK-së, por kriteri moshë dhe standardi është për të gjithë dhe nuk kemi pasur të drejtë ligjore që ta ndryshojmë atë kriter”, shton Berisha.

Ministri Berisha tha se me fazën e fundit të rekrutimit, ka rritje me 7 për qind të pjesëmarrjes së komuniteteve.

“Me këtë rekrutimin e fundit kemi rritje deri 7% tani i kemi të komuniteteve, nëse e vlerësojmë % e kemi pasur 10 %, 3 % ka pasur ndikime të ndryshme që i kanë pasur para ligjeve para tranzicionit. Por ne ende nuk kemi filluar me rekrutimin e ri që pritet të filloj prej janarit, rekrutimi i fundit ka qenë vetëm plotësimi i numrit deri në 2500 aktiv ndërsa nga viti tjetër ndërsa nga viti tjetër do të fillojmë me rekrutimin e ri që është i paraparë sipas planit të tranzicionit që parasheh rritjen e numrit mbi 2500 aktiv. Interesimi është shumë i mirë dhe nëse e marrim në krahasim me shtetet e tjera ne jemi shumë përpara që dikush me apliku me qenë pjesë e strukturës, kjo llogaritet si një sfidë e jashtëzakonshme ndërsa tek ne interesimi është shumë ma i madh dhe morali dhe vullneti për të qenë pjesë e uniformës është jashtëzakonisht i madh”, thekson Berisha.

Sipas tij, me rekrutimin e fundit është përmirëzuar edhe përqindja e barazisë.

“Me këtë rekrutimin e fundit që kemi pasur e kemi përmirësuar edhe përqindjen e barazisë gjinore prej 8.5, tani e kemi 10 për qind pjesëmarrjen e femrës në strukturat e FSK-së, Ministrisë së Mbrojtjes që nuk është pak sepse ka shumë shtete që kanë eksperiencë më të madhe dhe nuk e kanë atë përqindje. Edhe me mandatin e ri kjo forcë do të jetë forcë profesionale dhe multietnike ku diverziteti etnik është dhe do të jetë vlerë në FSK-në”, thotë Berisha për EO.

Rusem Berisha ka garantuar dhe u ka bërë thirrje gjithë komuniteteve që pavarësisht presioneve të vazhdojnë punën brenda strukturës së FSK-së.

“Pas lufte ka qenë temë nëse një pjesëtarë i komunitetit serb bëhet pjesë e policisë dhe tani as që bëhet temë ajo punë, mendoj që shumë shpejtë do të tejkalohet edhe ky problem dhe unë u kisha bërë ftesë që pavarësisht presioneve të vazhdojnë të mbesin brenda strukturës të FSK-së. Ajo që personalisht ndihem krenarë është ambienti i brendshëm brenda FSK-së që asnjëri nga këta pjesëtarë nuk e ka lëshuar FSK-në për shkak të ndonjë presioni të brendshëm ose pakënaqësitë që ka mund t’i ketë përjetuar ndaj ndonjë kolegë, përkundrazi është krijuar një ambient jashtëzakonisht i mirë ku të gjithë ndihen të barabartë dhe ne do të vazhdojmë edhe më tutje që diversiteti ndër etnik të jetë brenda FSK-së”, thekson Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco