VIDEO/ Palmer ‘kapet ngushtë’ nga pyetja e studentes, para përgjigjes e vlerëson me notën 10

VIDEO/ Palmer ‘kapet ngushtë’ nga pyetja e studentes, para përgjigjes e vlerëson me notën 10

12:28, 03/11/2019

Matthew Palmer, i dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, gjatë vizitës së tij në Prishtinë është zënë në befasi nga një studente e gazetarisë.

Në takimin e zhvilluar në Biblotekën Kombëtare me studentë dhe shoqërinë civile, studentja e gazetarisë Ëndronida Shala, i drejtoi një pyetje Palmer, që mesa duket e ka surprizuar të dërguarin special të SHBA-ve.

“A keni unitet ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit, sepse siç e pamë DASH ju caktoi ju për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, ndërsa presidenti Trump e caktoi ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Gjermani në lidhje me këtë çështje?”, e pyeti studentja.

Matthew Palmer mesa kuptohet mbeti i befasuar dhe para se t’i jepte asaj një përgjigje i tha se ameritonte të merrte notën 10.

“Fillimisht mendoj se duhet të marrësh një 10-të në klasën e gazetarisë. Ishte një pyetje shumë e mirë. Përgjigja e shkurtër është PO.

Ka një unitet të plotë. Ky është rast unik. Unë kam punuar në Qipro në disa vite. Kam punuar në Ambasadë dhe ne kemi pasur edhe atje një përfaqësues të posaçëm për negociatat dhe një përfaqësues të posaçëm presidencial dhe ata kanë punuar bashkërisht.

Ambasadori Grenell dhe unë punojnë mirë dhe bashkë në pozitat tona të cilat janë të koordinuara. Mandati im është pak më i gjerë, ai është vetëm për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës. Mandati im është për të gjithë rajonin.” tha Palmer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bona03/11/2019 13:00

Delartamenti i shtetit eshte i tejmbushur me njerez me pikpamje te majta, besoj se kontrollohet nga sorosi. Aty punon edhe ai ish ambasadori arvizu qe mbeshteste edi ramen edhe kur ky i fundit "kapej me presh ne duar" ne korrupsion, akte antidemokratike e antishqiptare. Keshtu qe une nuk pres asnje gje pozitive nga ky palmeri "socialist"

Shto koment

Denonco