Marrëveshja LDK-VV, Mustafa ngre dyshime: Nëse nuk arrihet, LDK shkon në opozitë

Marrëveshja LDK-VV, Mustafa ngre dyshime: Nëse nuk arrihet, LDK shkon në opozitë

22:34, 01/11/2019

Isa Mustafa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur rreth bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje, në lidhje me koalicionin e mundshëm qeverisës.

Kryetari i LDK-së, ka deklaruar se shkon në opozitë, në rast se nuk arrihet marrëveshja me Vetëvendosjen, duke e lënë si mundësi të hapur dështimin e një marrëveshje.

“Nëse nuk arrihet, LDK shkon në opozitë, por në asnjë rast nuk shkon me subjekte të tjera, nuk do të shfrytëzojmë asnjë rrugë tjetër, asnjë koalicion tjetër, nëse gjejmë zgjidhje me Vetëvendosjen. Vet fakti që ne po zhvillojmë negociata, kjo tregon se puna nuk është kryer, mirëpo kur zhvillon negociata atëherë s;mund të shpallësh të kryer punën sepse njerëzit mund të thonë gjithfarë. Këtu s’mund të ketë fitues, ose dy palët do të jenë fituese, ose nuk do të kemi marrëveshje”.

Gjithashtu ai ka thënë se me Vetëvendosjen nuk kanë diskutuar rreth ndarjes së ministrive, si dhe ka shtuar se ministritë nuk do t’i ndajnë sipas fushave të caktuara.

“Nuk kemi biseduar me Vetëvendosjen, unë kam parë deklarata të ndryshme, shkrime të ndryshme se cila ministri duhet t’i takojë cilës parti, por këto janë më tepër çështje dëshirash sepse duhet të ulemi dhe të mendojmë se duhet ta marrim përgjegjësinë proporcionale dhe nuk do ta parapëlqej një orientim që një parti ta merr një fushë të caktuar dhe partia tjetër fushën e caktuar sepse atëherë bëhen dy qeveri brenda një qeverie. Kësaj sa i përket se kush sa ka kërkuar, nuk kemi të vërteta sepse unë nuk kam kërkuar asnjë ministri nga VV e as VV nuk ka kërkuar”.

Mustafa ka sqaruar se sipas peshës që ka pozita e kryeministrit, LDK-së duhet t’i takojnë më shumë ministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqipe03/11/2019 19:28

U ngjalle ti fytyre e keqe se ishe duke vdekur dhe tashti fillon prap lojrat. Ku krahasoheni ju me Albin kurtin dhe ekipin e tij. Albin kurti eshte gjeni. JUve ndikoheni nga te huajt dhe ti personalisht e ke treguar gjithmon qe je vegel e te tjereve e sje i pavarur. Juve ne vend qe te krijoni sa me shpejt qeverine - filloni e luani prap! Ke pretendime per me shume ministri, pa pasur perkrahjen e shumices. A ka mundesi mos te besh shum dengla e zhduku nga skena politike se askush nuk ka shpresa tek puna jote dhe askush sbeson ne sinqeritetin dhe pastertine e figures tende politike . Gjithashtu nivelin e inteligjences dhe profesionaliznmit e ke shum mbrapa.Ne postin e kryeministrit ke pas qen zgjedhur ne menyre korruptive e te fshehte e aspak transparente. Larg nga popitika fytyrat e korruptuara si puna juaj qe keni qen ne qeverisje keto 20 vitet e fundit. E keni deshmuar qe keni qen politikan te deshtuar para syve te popullit te Kosoves dhe kombit Shqiptar prandaj ste takon aspak te nderhysh apo te luash me vullnetin e shumices qe ka votuar per ndryshim rrenjesor ne Kosove. As mos e provo me tradhetira se do ja besh vetes te keqen e do maresh meqaf komplet ate partine qe ti dhe shum si puna jote e keni shkateruar e kthyer LDK ne nje parti shtojce te Thacit. Ne vec po presim te shohim se kur do e nxirni kryet e vertet ju mbeturinat e politikes kosovare por nje gje ta dini se populli ne te gjitha anet e kufirit i ka syt hapur dhe ju njef shum mire juve.

Shto koment

Denonco