Zbardhen emrat e deputetëve që do përfaqësojnë AAK-në në Kuvendin e Kosovës

Zbardhen emrat e deputetëve që do përfaqësojnë AAK-në në Kuvendin e Kosovës

21:47, 01/11/2019

Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate, ka arritur të sigurojë 14 vende në Kuvendin e Kosovës.

Nga 14 deputetët e fituar, nga AAK-ja janë fituar 13 vende, ku katër do të jenë gra, ndërsa burrat do t’i kenë nëntë vende.

Falë kuotës gjinore, PSD’ja ka arritur ta sigurojë vetëm një vend.

Kreu i AAK-së është kandidati më i votuar i AAK-së, me mbi 72.000 vota. Por, ai ka bërë të ditur se nuk do të bëhet deputetët në legjislaturën e re, duke ia lëshuar vendin dikujt tjetër nga lista e AAK-PSD.

Vëllai i tij, Daut Haradinaj, ka siguruar 22.700 vota, duke dalë i dyti prej më të votuarve, apo i pari, pas vendimit të Ramush Haradinajt për të mos u bërë pjesë e Kuvendit.

Bekë Berisha renditet pas Haradinajve, me 11.388 vota, i ndjekur nga Pal Lekaj me 9.813 vota, Rasim Selmanaj me 7.710, Time Kadrijaj me 7.705, Gazmend Syla me 7.507, Ali Berisha me 7.095, Arbër Tolaj me 6.970, Shkumbin Demaliaj me 6.493 vota dhe Gazmend Abrashi me 6.307 vota.

Që të gjithë këta do të jenë deputetë të rinj të Kuvendit të Kosovës.

Përveç Time Kadrijajt, AAK-në në Kuvend do ta përfaqësojnë edhe Albena Reshitaj, që ka siguruar 5.723 vota, Teuta Haxhiu (5.662 vota) dhe Donika Kadaj-Bujupi (4.492).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco