Votat nga diaspora/ Përfundon numërimi dhe shpallet rezultati, ja cila parti kryeson

Votat nga diaspora/ Përfundon numërimi dhe shpallet rezultati, ja cila parti kryeson

20:40, 01/11/2019

Ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Sipas të dhënave, gjithsej janë numëruar rreth 4451 vota, ku Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para.

LVV-ja ka gjithsej 2083 vota,  LDK-ja  ka grumbulluar 1053 vota, PDK-ja e cila përfundoi e treta në këto zgjedhje, ka vetëm 555 vota.

Koalicioni AAK-PSD ka 281 vota dhe koalicioni tjetër Nisma-AKR ka 187 nga 4451 vota.

Rezultatet e përgjithshme:

LVV – 2083

LDK – 1053

PDK – 555

AAK, PSD – 281

NISMA – 187

Valmir Elezi, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka thënë para mediave se pas vendimit të Gjykatës Supreme, kanë filluar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco