VIDEO/ Kosova numëron votat e fundit, Matthew Palmer takon Thaçin

VIDEO/ Kosova numëron votat e fundit, Matthew Palmer takon Thaçin

14:30, 01/11/2019

I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, u takua të premtën me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi pas mesditës, me dyer të mbyllura, ndërsa në ambasadën amerikane u takua me përfaqësuesit e partive politike.

Zoti Palmer po viziton Kosovën në një kohë kur po numërohen votat e fundit të hedhura në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, në të cilat kryeson lëvizja Vetëvendosje.

Zoti Palmer tha gjatë një seance të Komisionit të Jashtëm të Senatit javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, por se palët duhet të tregojnë se janë po aq të përkushtuara për normalizim sa edhe Uashingtoni./VOA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

bomi01/11/2019 20:51

qekan taku dy bo...

Shto koment

Denonco