VIDEO/ Zyrtari i PDK-së grushton zyrtarin e Prokurimit në Prizren

VIDEO/ Zyrtari i PDK-së grushton zyrtarin e Prokurimit në Prizren

21:27, 31/10/2019

Një përleshje fizike ka ndodhur të mërkurën në Prizren, mes anëtarit të PDK-së, Getoar Besimi dhe zyrtarit të Prokurimit, Nezir Rexhep.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në mbledhjen e sotme të asamblesë, ku ka thënë se Rexhepi është sulmuar nga Besimi. 

Getoar Besimi deklaronte se ai ishte viktimë e sulmit nga zyrtari i tenderëve, videoja e publikuar sot në media shfaq të kundërtën. Tregon se sulmi është kryer pikërisht nga asamblisti Besimi dhe se viktimë e tij ishte zyrtari i Komunës, Nezir Rexhepi.

Besimi, në versionin e tij për ngjarjen që ndodhi mëngjesin e së mërkurës në Prizren, pretendonte se zyrtarin e tenderëve në Komunën e Prizrenit e ka takuar rastësisht në afërsi të Komunës, para se të ndodhte përplasja.

Media vendase ka publikuar momentin e përleshjes fizike që ka ndodhur dje në rrugë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco