Votat e diasporës do të numërohen, Daka: Na pëlqeu, s'na pëlqeu, jemi të detyruar nga Gjykata Supreme!

Votat e diasporës do të numërohen, Daka: Na pëlqeu, s'na pëlqeu, jemi të detyruar nga Gjykata Supreme!

13:17, 31/10/2019

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, ka thënë se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me numërimin e 4639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit. Daka në një konferencë për media ka thënë se s’ka nevojë të komentohet vendimi i Supremes dhe se KQZ-ja është e obliguar që t’i numërojë këto fletëvotime, njofton gazeta Express.

“Tashmë e kemi një aktgjykim të Gjykatës Supreme dhe në bazë të këtij aktgjykimi ne jemi obliguar t’i numërojmë fletëvotimet e votuesve jashtë Kosovës. Mendoj që s’ka nevojë ta komentojmë këtë aktgjykim. 

Kemi obligimin dhe nuk besoj që kemi ç't'i shtojmë sa i përket këtij aktgjykimi. Na pëlqeu, s’na pëlqeu, aktgjykimi tani është në duart tona dhe e kemi detyrim ligjor që ta zbatojmë ashtu qysh është. Me siguri që do ta zbatojmë. Unë nuk e komentoj asnjë aktgjykim të askujt, sidomos të gjykatave, meqenëse edhe vetë jam gjyqtare”, ka thënë Daka.

Ndryshe, pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje në të cilën kërkohej edhe numërimi i votave të ardhura me vonesë nga diaspora, Gjykata Supreme ka pranuar një ankesë të tillë si të bazuar dhe ka marrë vendim përmes të cilit e detyron KQZ-në që të rinumërojë 4 mijë e 369 votat të cilat kishin ardhur nga diaspora pas datës 6 tetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco