E dhimbshme që ende po jeton pabesia ndër shqiptarët!

E dhimbshme që ende po jeton pabesia ndër shqiptarët!

08:17, 31/10/2019

Historiani dhe politikani kosovar Jakup Krasniqi, ka përjetuar me dhimbje dhe trishtim zbulimin e një të vërtete që qendronte pas vrasjes së të riut Anton Zefi: Pabesinë, nxjerrjen në pritë nga shoku i ngushtë, që ka tronditur edhe më shumë se vetë vrasja.

Jakup Krasniqi shkruan:

"E dhimbshme pse jeton pabesia dhe shkakton dhimbje njerëzore, e kjo hakmarrje është ana më e errtë e Kanunit.

E dhimbshme se kemi një tradhti jo rrallë të përseritur në një vend që para dekadash konsiderohej se e kishte tejkaluar ketë plagë të rëndë te shoqërisë shqiptare.

E dhimbshme se po jeton edhe në shekullin e XXI pabesia ndër shqiptarët!

Në ketë rast seç mu kujtua filmi “Muri i gjallë “, prodhim i Kinosdudios “ Shqipëria e Re”. Aty sipas legjendës tregohet se dy nga tre vëllezërit nuk e mbajnë Besën (fjalën) e dhënë.

Kjo sikur thotë se dy e treta e shqiptarëve janë të pabesë dhe një e treta e mbajnë besën. Dhe vërtetë, nëse një e treta e shqiptarëve e mbajnë fjalën e dhënë - Besën, nuk është pak!

Në kohën tonë, një e treta është goxha shumë, por ...?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco