Votat nga Serbia, 4 anëtarë të KQZ-së kërkesë zyrtare për mbledhje urgjente

Votat nga Serbia, 4 anëtarë të KQZ-së kërkesë zyrtare për mbledhje urgjente

23:16, 23/10/2019

Gjatë ditës së sotme, katër anëtarë të KQZ-së kanë kërkuar një mbledhje urgjente, me qëllimin për të ndalë numërimin e votave të ardhura me postë nga Serbia.

Sipas medieve vendase, katër anëtarët e KQZ-së, po kërkojnë mbledhje urgjente, për ndalimin e numërimit të votave të ardhura jashtëligjshëm nga Serbia, janë Sami Hamiti, Salih Morina nga LDK, Ilir Gashi nga PDK dhe Alfred Kinolli nga komunitetet jo serbe,

Këta katër anëtarë kanë kërkuar zyrtarisht nga KQZ, që të mbajë mbledhje urgjente.

Anëtarët e VV-së në KQZ dhe Valdete Daka ende nuk kanë dale me qëndrim zyrtar se si të procedohet më këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco