Pacolli njofton kalimin e pragut zgjedhor, akuzon se po tentohet deformimi i votës

Pacolli njofton kalimin e pragut zgjedhor, akuzon se po tentohet deformimi i votës

19:32, 23/10/2019

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka njoftuar se koalicioni Nisma-AKR-PD, ka kaluar pragun zgjedhor dhe ndodhet në kuotat e 5.05 %.

Gjthashtu ai akuzon se veprimet e sotme përmes tentimit, që votat e parregullta të procedohen e të numërohen është tentim për të deformuar vullnetin e qytetarëve.

Ai i ka vendosur edhe emër autorit të kësaj situate, duke akuzuar se Beogradit dhe Vuçiçi po pengon që koalicioni të kalojë pragun zgjedhor.

Postimi i plotë:

Nga numërimi i deritanishëm i votave, koalicioni Nisma-AKR-PD ka aktualisht 5.05% dhe ka kaluar pragun.

Veprimet e sotme përmes tentimit që votat e parregullta të procedohen e të numërohen është tentim për të deformuar vullnetin e qytetarëve.

Votimi në Serbi nuk lejon që fletëvotime të tilla të dorëzohen në posten e Kosovës nga Zyra e Serbisë në Kosovë përmes orkestrimit nga Beogradi, por duhet të vijnë përmes postës, në KQZ të Kosovës. Në zarfa duhet të ekzistojë vula e origjinës prej ku është dërguar vota.

Kjo është një shkelje e ligjit dhe ne do të ndërmarrim hapa ligjorë për të parandaluar shkeljen e procedurave.

Beogradit dhe Vuçiçit po i pengon që koalicioni ynë ka kaluar pragun dhe nuk lejojmë me votat e tij te manipuluara dhe ilegale të deformohet vullneti qytetetar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco