Tenton të hyjë pa leje në Kosovë, ndalohet zëvendësi i Marko Gjuriqit

Tenton të hyjë pa leje në Kosovë, ndalohet zëvendësi i Marko Gjuriqit

17:32, 23/10/2019

Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev është ndaluar nga policia që të hyjë në Kosovë.

E gjithë kjo për shkak se ai tentoi që të hyjë në Kosovë pa leje.

Këtë e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në largim të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Zyberaj ka thënë se Kozarevit nuk është se i është ndaluar hyrja, por siç u shpreh ai, ka tentuar që të hyjë në Kosovë pa leje.

“Natyrisht që iu ka ndalur sepse ka ardhur pa leje, pra ka tentuar të hyjë në kufi pa leje. Thjeshtë i është kërkuar që të respektoj rregullat, të bëj kërkesën dhe pastaj nuk ka asnjë lloj problemi. Ne e kemi nënshkruar një marrëveshje në Bruksel dhe si të tillë duhet të respektohet”, u shpreh Zyberaj për lajmi.net.

Sipas tij kjo nuk është ndonjë ngjarje e jashtëzakonshme.

Zyberaj po ashtu ka bërë të ditur se i është kërkuar që të respektoj të gjitha procedurat nëse dëshiron që të hyjë në Kosovë.

“Nuk ka pasur ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Refuzimi ka ndodhur vetëm për shkak të procedurës dhe i është kërkuar të njëjtit që të respektoj procedurën dhe më pas do t’i lejohet hyrja”, ka thënë Zyberaj.

Në anën tjetër, Zyra e të ashtuquajturës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka bërë të ditur se autoritetet kosovare po ua pamundësojnë vizitat në Kosovë zyrtarëve serb edhe pas përfundimit të fushatës zgjedhore.

“Prishtina po vazhdon t’i ndalojë përfaqësuesit e Zyrës që të jenë me njerëzit e tyre në provincën jugore, edhe pas përfundimit të fushatës zgjedhore, në kundërshtim me marrëveshjen e lirisë së lëvizjes të arritur në Dialogun e Brukselit”, bëhet e ditur në njoftim.

Duhet theksuar se refuzimi i hyrjes së Kozarevit në Kosovë u bë në pikën kufitare në Jarinje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco