Berisha: Pasi ika unë, Rama dhe Thaçi e bënë Kosovën plaçkë

Berisha: Pasi ika unë, Rama dhe Thaçi e bënë Kosovën plaçkë

22:52, 22/10/2019

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ka qenë dhe është kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës me Serbinë.

Sipas tij, pasi iku nga pushteti, Rama dhe Thaçi e bënë Kosovën plaçkë, por për fat të mirë ish-kryeministri Ramush Haradinaj gjeti mënyrën për ta ndalur.

"Unë kam kundërshtuar dhe kam qenë kundër ndryshimit të kufijve dhe çdo lloj ndarje tjetër mbi trupin e trojeve shqiptare. Kjo ka qenë kategorike. Sa kohë kam qenë në pushtet këtë e kanë kundërshtuar duket padashje edhe udhëheqës si puna e argatit të Beogradit në Prishtinë dhe unë i kam deklaratat në zyrë. Ika unë, ishte ajo periudhë kur Nikoliç thoshte se unë s'kam probleme me argatin tim në Prishtinë, por me Sali Berishën kur unë përpiqesha me sinqeritet për marrëdhënie normale. Por kurrë për pazare, kjo ishte e prerë. Fill mbrapa filluan dhe e bënë Kosovën plaçkë me Edi Ramën, i cili është i cili është produkt i disa zhvillimeve ndër më të errëta në histori. Unë jam mësuar të merrem me pasojat. Këta filluan ndarjen. Argati u kap nga dosjet e Vuçiçit", u shpreh kryeministri.

Gazetarja: Çfarë përmbajnë këto dosje?

"Shko në Gjykatën e Hagës se i ke disa. Të tjerat as unë as ti nuk do ti shohim ndonjëherë. Po një dosje e ke në Hagë, kurse ato të tjerat i përkasin arkivave. Unë kam qenë kategorik dhe këtë periudhë jam përballë kundër këtij qëndrimi. Ish-kryeministri i Kosovës gjeti një mekanizëm për të ndalur veprimin antikombëtar të Stanishiqit, Zografit  dhe atij argatit dhe Kosova bëri zgjidhje dhe shpëtoi", deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco