Berisha, Thaçit: Gazidede ndihmonte ata që luftonin për Kosovën, jo ata që luanin letra në vilën e Enverit

Berisha, Thaçit: Gazidede ndihmonte ata që luftonin për Kosovën, jo ata që luanin letra në vilën e Enverit

22:42, 22/10/2019

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tha se Bashkim Gazidede përndiqte aktivistët e lëvizjes për çlirimin e Kosovës.

Në studion e emisionit "Tempora", Berisha tha se kreu i SHIK ndihmonte ata që luftonin vërtet për Kosovën dhe jo ata që luanin me letra në vilën e Enver Hoxhës.

Pjesë nga biseda në studio

Sali Berisha: Argati i Beogradit meriton vetëm atë që i kam thënë, është argat i Vuçiçit, mjeran i damkosur në mbarë Kosovën dhe tani në mbarë Evropën. Shkoi në samitin e Berlinit për të shitur tokat e vendit të tij.

Sonila Meço: Thaçi ka thënë SHIKU i Gazidetes përndiqte aktivistet e lëvizjes për çlirimin e Kosovës?

Sali Berisha: SHIKU i Gazidedes ka bërë punë të jashtëzakonshme për të ndihmuar ata që vërtet luftonin në Kosovë. Po jo ata të cilët raportonin se janë në Kosovë por loznin letra në vilën e Enver Hoxhës.

Denion Ndrenika: A lidhet kjo vetëm me ata që vinin në zyrën e Iljaz Ramajlit?

Sali Berisha: Jo nuk e thashë atë. Ata që vinin në zyrën e iljaz Ramajlit  kanë qenë Adem Jashari. Në 1993 Adem Jashari ka qenë në Shqipëri.

Denion Ndrenika: I bie që Thaçi të thotë që të kenë qenë këta që përndiqeshin?!

Sali Berisha: Armatoseshin dhe stërviteshin në Shqipëri. Thaci thotë se e kanë arrestuar sepse është gjetur i vrarë shoku i dhomës së tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco